Tahiri për Qeverinë Kurti: E dobët dhe pa rezultate

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pak ditë me parë tha se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiq”. E këtë deklaratë,  shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë…

Lajme

08/07/2024 21:05

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pak ditë me parë tha se ” sa për këtë opozitë, ne e zgjasin edhe katër vite mandatin pa zgjedhje hiq”.

E këtë deklaratë,  shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e cila po udhëheq me mandatin më të gjatë të saj në historikun e udhëheqjes së vendit, është një qeveri e dobët dhe pa rezultate.

” Një logjikë e njohur, një logjikë arbitrare, autoritare e një partie e cila ka marrë një  besim masiv, ku këtë besim e ka shpërdoru në formën më të ulët. Duke qenë qeveria më e pa Zot, qeveria me më pak rezultate ndërsa është qeveria që ka mandatin më të gjatë në historinë e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht me shumicën më të madhe parlamentare”.

Tahiri shtoi se qeveria Kurti  e kërkon ” ndihmën” dhe ” qëndrimin opozitar” vetëm kur ngushtohet.