Shefi i asamblistëve të VV-së: LDK ka njëfarë tendence me ikë prej Përparim Ramës

Gëzim Sveçla, Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë në T7, të hënën se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka një tendencë “që të ndahet”, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai ka thënë se kreu LDK-së Lumir Abdixhiku ka pasur shumë postime për Përparim Ramën dhe projektet e tij,…

Lajme

08/07/2024 20:59

Gëzim Sveçla, Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë në T7, të hënën se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka një tendencë “që të ndahet”, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se kreu LDK-së Lumir Abdixhiku ka pasur shumë postime për Përparim Ramën dhe projektet e tij, por shton se “ka një tendencë që të largohen nga ai”.

“Është një tendencë e LDK-së me u nda prej Përparimit, kur është fillu Rruga A, lideri i LDK-së për 2 muaj i ka pasur 5 postime për Rrugën A dhe Përparimin. Tash është një tendencë me ikë prej Përpariit, LDK-ja është e  mirë po Përparimi nuk po është produktiv”, ka thënë Sveçla.