Koeman nuk po mendon për Anglinë, por për finalen: Do të doja të përballemi me Spanjën

Holanda ka fituar me përmbysje ndaj Turqisë në çerekfinale me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale. Në gjysmëfinalen e madhe, Tulipanët do të përballen me Kombëtaren e Anglisë. Përzgjedhësi holandez tha se pjesën e parë nuk e luajtën mirë tu rikthyer në të dytën dhe për ta dominuar. “Jemi shumë të lumtur për kualifikimin…

Sport

07/07/2024 15:42

Holanda ka fituar me përmbysje ndaj Turqisë në çerekfinale me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen e madhe, Tulipanët do të përballen me Kombëtaren e Anglisë.

Përzgjedhësi holandez tha se pjesën e parë nuk e luajtën mirë tu rikthyer në të dytën dhe për ta dominuar.

“Jemi shumë të lumtur për kualifikimin në gjysmëfinale, pasi kjo ka rëndësi. Por, ne vuajtëm ndaj Turqisë, nuk është e lehtë në një turne si ky. Lojtarët dhanë gjithçka dhe ishte me të vërtetë një ndeshje emocionale dhe ata treguan një zemër të madhe”.

“Ndonjëherë marrim kritika, se ne nuk i kemi disa gjëra në krahasim me kombëtaret e tjera, por ne treguam se edhe kur jemi në disavantazh dimë të reagojmë, të luajmë dhe te fitojmë. Pjesa e parë ishte për t’u harruar, pastaj në pjesën e dytë bëmë pikërisht lojën tonë. Mendoj se rikthimi në gjysmëfinale do të jetë një shtysë më shumë për skuadrën dhe mendoj se për të gjithë kombin është diçka e veçantë”, tha Koeman.

Koeman po mendon për finalen e madhe, duke thënë se preferon të përballet me Spanjën.

“Ne jemi një komb i vogël dhe jemi pjesë e gjysmëfinales me Anglinë, Francën dhe Spanjën. Jemi vërtet krenarë që kemi mundësinë të luajmë për një vend në finale të mërkurën”.

Kë do të doja në finale? Në fillim të edicionit askush nuk mendonte se ne do të shkonim në gjysmëfinale, por ne besuam dhe ja ku jemi. Fillimisht dua të them se do të jetë një natë e mrekullueshme të mërkurën mes dy kombeve të mëdha, një natë historike. Pastaj, nëse luajmë në finale, preferenca ime është Spanja”, përfundoi trajneri Koeman.