Spanja në ankth para ndeshjes me Francën – top ylli në dyshim të madh shkaku i lëndimit
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, po përballet me një shqetësim të madh disa ditë para ndeshjes së tyre ndaj Francës. Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale të Euro 2024 në një sfidë që premton spektakël. ‘Furia e Kuqe’ e siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirave pas…
Sport
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, po përballet me një shqetësim të madh disa ditë para ndeshjes së tyre ndaj Francës. Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale të Euro 2024 në një sfidë që premton spektakël.
‘Furia e Kuqe’ e siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirave pas fitores sensacionale me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë në kohën shtesë, ndërsa Franca e mposhti Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive.
Dani Carvajal dhe Robin Le Normand janë mungesa të konfirmuara për spanjollët që do të thotë se në mbrojtje me shumë gjasa do të luajnë dyshja Nacho dhe Jesus Navas.
Sidoqoftë, një tjetër shqetësim që ka prekur kampin spanjoll është fakti se Dani Olmo dhe Fabian Ruiz që të dy morën goditje në ndeshjen ndaj Spanjës.
Sipas një raportimi të fundit nga Diario AS, Olmo me gjasë do të jetë i gatshëm, por në dyshim të madh mbetet Ruiz i cili në rast se nuk ia del për këtë ndeshje, do zëvendësohet me Mikel Merinon.
Merino ishte lojtari i cili realizoi gol në minutën e 119-të ndaj Gjermanisë për t’i siguruar Spanjës kualifikimin në gjysmëfinale.