E rëndë në Prizren: E sulmojnë me thikë më pastaj e hedhin në rrugë një person

Në qytetin e Prizrenit është gjetur një person me lëndime të rënda trupore. Kjo thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Viktima dyshohet se ishte therrur me thikë nga disa persona në veturën e tyre dhe më pastaj e kanë hedhur në rrugë. “Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar…

Lajme

07/07/2024 08:30

Në qytetin e Prizrenit është gjetur një person me lëndime të rënda trupore.

Kjo thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Viktima dyshohet se ishte therrur me thikë nga disa persona në veturën e tyre dhe më pastaj e kanë hedhur në rrugë.

“Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,  nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Lajmi.net