Bajrami: Qeveria gënjen se pagat janë rritur nga 580 euro në 780 për pesë vite

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar sa i përket deklaratave të Qeverisë, ku thuhet se në mandatin e tyre, në sektorin publik, pagat janë rritur nga 580 euro në 780 euro. Ajo thotë se qytetarët nuk kanë pasur rritje page 200 euro nga viti 2019 deri në 2024, raporton lajmi.net. Sipas…

Lajme

06/07/2024 14:39

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar sa i përket deklaratave të Qeverisë, ku thuhet se në mandatin e tyre, në sektorin publik, pagat janë rritur nga 580 euro në 780 euro.

Ajo thotë se qytetarët nuk kanë pasur rritje page 200 euro nga viti 2019 deri në 2024, raporton lajmi.net.

Sipas saj, të vetmit që kanë pasur rritje page në Qeverinë Kurti janë vetë kryeministri, ministrat, këshilltarët dhe asistentët e tyre.

Bajrami ka përmendur edhe se si Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për OJQ’në ku më parë ka qenë drejtor ekzekutiv vetë Ministri Hajrulla Ceku, derisa ka shtuar se fitimi u është rritur edhe kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë njëburimorë.

Ajo ka premtuar se me ardhjen e LDK’së në pushtet, do të rriten pagat.

Postimi i plotë:

Gënjeshtra e radhës e pushtetit se kinse “paga mesatare në mandatin e tyre qenka rritë prej 580 euro në 780 euro”

Kjo është farsë si vet qenia e partisë në pushtet.

Unë pyes qytetarët sa prej jush keni pasë ngritje page 200 euro nga viti 2019 në 2024?

– Pothuaj asnjë.

Sa prej jush paguani çmime me të larta për së paku 50% për secilin artikull të konsumit të përditshëm?

-Të gjithë.

Paga në tri vitet e fundit i është rritë Kryeministrit nga 1 mijë e 450 euro në 2 mijë e 280 euro, ministrave nga 1 mijë e 150 në 1 mijë e 750 euro,

këshilltarëve nga 500 euro në rreth 1000 euro,

asistentëve dhe shoferëve të tyre.

Paga i është shumëfishuar Gani Jakupit që është paguar 7 mijë e 500 euro në muaj, Gazmend Begollit i cili për një konsulencë në KEK ka marrë rreth 27 mijë euro, këshilltarit të ministrit të kulturës i cili paguhet 5 mijë e 560 euro në muaj.

Ministri i Kulturës përpos që paguan konsulentë me paga super të larta së fundmi pa fije turpi dha qindra mijëra euro për OJQ që i ka themeluar vetë dhe bashkpartiakët e tij.

Ndërsa fitimi u është rritë 900 kompanive që pa konkurrencë marrin tenderë sekret, POR qytetarët janë varfëruar, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, këtë e thonë qytetarët që në baza ditore përballën me ushqim të me shtrenjtë, derivate me të shtrenjta, çmim të rrymës të dyfishuar e paga të zhvlerësuara nga inflacioni.

Qytetarëve pagat do u rritën me qeverisjen e LDK-së.  Program “Rruga e Re” është alternative e vetme. /Lajmi.net/