Biznesmeni Shkëlzen Jusaj zgjidhet me 19 vota kryetar i Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBSHGJ)

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBSHGJ) ka mbajtur Kuvendin e parë themelues të Degës në Kosovë. Biznesmeni i njohur, Shkëlzen Jusaj, me 19 vota ka marrë besimin si kryetar i Degës ë UBShGj-së në Kosovë; derisa anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur edhe Burim Kuraja me 9 vota; Faton Kutllovci me; Miftar Veseli me 7 vota dhe…

Lajme

06/07/2024 12:29

Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBSHGJ) ka mbajtur Kuvendin e parë themelues të Degës në Kosovë.

Biznesmeni i njohur, Shkëlzen Jusaj, me 19 vota ka marrë besimin si kryetar i Degës ë UBShGj-së në Kosovë; derisa anëtarë të Kryesisë janë zgjedhur edhe Burim Kuraja me 9 vota; Faton Kutllovci me; Miftar Veseli me 7 vota dhe Faton Nuredini me 6 vota, raporton lajmi.net.

Jusaj në fjalimin e tij dha disa propozime për qeverinë e Kosovës, duke theksuar rrezikun që vendi po mbetet pa fuqi punëtore.

“Kosova po vuan për fuqi punëtore. Ne propozojmë institucioneve për të krijuar shkolla profesionale për të fuqizuar fuqinë punëtore. Unë kam propozime që të kemi memorandume bashkëpunimi, të harmonizojmë dhe t’i vendosim në drafte t’i dërgojmë në institucione për t’i zhvilluar”.“Ju falënderoj të gjithëvs për besimin dhe sigurisht se do bëjmë maksimumin të mos iu dështojmë”, ka thënë Jusaj.

Drejtori Ekzekutiv i UBShGJ-së, Bekim Brestovci tha se brenda 10 viteve Unioni i Bizneseve ka pasur rezultat të madh.

“Unioni i Bizneseve qe 10 vite ka pasur një rezultat tejet të madh, është krenar për secilin anëtar që kanë dhënë kontributin e tij. Një nga objektivat është ndërlidhja sa më e madhe me shërbimet, të krijojmë anëtarësi në Kosovë. Synimet tona janë bukur madhore dhe arritja e tyre është shumë e rëndësishme”, ka thënë Brestovci.

Brestovci tutje shton se ndihet i lumtur që pas 7 muajve numri i anëtarëve është rritur, deh ka shkuar tashmë në 56.

“Për ne si union është një ditë e rëndësishme e veçantë, sepse po bëhen 7 muaj që kur janë hapur zyrat. Sot pas 7 muajsh po takohemi me një numër të anëtarëve që deri më tani janë 56. Andaj të gjithë ju që jeni sot prezent ju përshëndes dhe ju faleminderit”, ka thënë ai.

Ndërsa, Nazmi Viqa, kryetari i UBShGJ-së, tha se janë mbledhur sot për ta bërë kurorëzimim e një punë të madhe të degës në Kosovë.

“Ndihem shumë krenar me punën tonë. Kosova ka shumë sfida në zhvillimin ekonomik. UBShGj duhet të jetë shumë aktiv në këtë aspekt, të japë kontribut direkt, një nga ro është qasja direkt në financa”, ka thënë Viqa.“Mbështetja për eksportet ka arritur standardet e kërkuara; disa kompani kanë depërtuar në treg disa jo. Qëllimi ynë është formimi i urave lidhëse. Bizneset kanë nevojë që të krijojnë kontakt për biznese, sidomos me ato gjermane”, tha Viqa.

Ai shtoi se me themelimin e degës në Kosovë, pret të ketë angazhim në zhvillim dhe zgjerim të aktiviteteve.

“Në fokus grupet sektoriale në identifikim për zhvillim të ekonomisë së vendit, të bashkëpunojmë me organizata ndërkombëtare edhe ato të Unionit në Gjermani. Fuqia jonë është e madhe, por edhe përgjegjësia”, ka thënë kryetari i UBShGJ-së. /Lajmi.net/