​Dhunë në familje, vjehrra në Lipjan e sulmon fizikisht nusen

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 korrik kanë pranuar ankesë nga raportuesja e cila kishte thënë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Sipas policisë raportuesja është ankuar se vjehrra e saj nuk është duke e pranuar në shtëpi. “Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare,…

Lajme

06/07/2024 08:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 korrik kanë pranuar ankesë nga raportuesja e cila kishte thënë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Sipas policisë raportuesja është ankuar se vjehrra e saj nuk është duke e pranuar në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje në raport është thënë se nuk ka të lënduar nga rasti derisa me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.