Moti sot me diell, rekomandohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka këshilluar qytetarët të shmangin kontaktin direkt me diellin për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga…
Lajme
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka këshilluar qytetarët të shmangin kontaktin direkt me diellin për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim të IHMK.
Sipas IHMK kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.
“Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë”, njofton IHMK.