Kurti vazhdon të bredhë nëpër Turqi: Pritet nga një kryetar bashkie
Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone. Në takim…
Lajme
Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.
Në takim u bisedua edhe rreth mundësive për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, sport dhe qeverisjes lokale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.