Nikaj i PDK-së takon delegacionin e kryesuar nga i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš
Bernard Nikaj, Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës ka pritur në takim delegacionin e kryesuar nga i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš. Në takim palët biseduan për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë për ato në vendin tonë. “Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard…
Lajme
Bernard Nikaj, Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës ka pritur në takim delegacionin e kryesuar nga i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Në takim palët biseduan për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë për ato në vendin tonë.
“Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka pritur sot në takim delegacionin e kryesuar nga i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.
Gjatë takimit, ata kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë për ato në vendin tonë.
Nikaj e ka falënderuar emisarin Frangeš për vizitën dhe diskutimin konstruktiv, duke theksuar se PDK-ja, si gjithmonë, do të vazhdojë të angazhohet në ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.” /Lajmi.net/