Gjendet pa shenja jete e moshuara nga Dobërçani që ishte në kërkim
Një grua e moshuar nga Dobërçani i Komunës së Gjilanit ishte shpallur në kërkim. Fatime Maliqi ishte zhdukur ndërsa familjarët e saj kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë për gjetjen e saj. Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për lajmi.net se e ndjera është gjetur pa shenja jete. “Po ua konfirmoj se është gjetur pa shenja jete…
Lajme
Një grua e moshuar nga Dobërçani i Komunës së Gjilanit ishte shpallur në kërkim.
Fatime Maliqi ishte zhdukur ndërsa familjarët e saj kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë për gjetjen e saj.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për lajmi.net se e ndjera është gjetur pa shenja jete.
“Po ua konfirmoj se është gjetur pa shenja jete një grua e moshuar rreth 82 vjecare, që dje ishte paraqit nga familjarët si e humbur”, ka thënë Ismet Hashani nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit.
Ai gjithashtu tha se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML./Lajmi.net/