Hapen procedurat për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq, Aliu jep detaje

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, ministri Liburn Aliu ka njoftuar se segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e…

Lajme

04/07/2024 17:46

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, ministri Liburn Aliu ka njoftuar se segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €.

Postimi i tij i plotë:

Janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. ✅

Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €.

Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti zonës së rrafshit të Dukagjinit.