Shpeshtohen rastet e kultivimit të narkotikëve nëpër shtëpi, një i tillë raportohet edhe në Kaçanik
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Sopanicë të Kaçanikut. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: Katër bimë të llojit kanabis-sativa të gjatësisë rreth 20 cm, substancë e dyshuar narkotike e…
Lajme
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Sopanicë të Kaçanikut.
Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar: Katër bimë të llojit kanabis-sativa të gjatësisë rreth 20 cm, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 624.15 gramë, një pako me rizlla ( letër për mbështjellje të marihuanës), 80 qese najloni të zbrazëta dhe një thikë, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/