Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova përfaqësohet me nëntë sportistë

Ekipi olimpik i Kosovës pritet që të përfaqësohet nga nëntë sportistë në lojërat olimpke 2024 që mbahen në Paris të Francës nga 26 korriku deri më 16 gusht. Gjashtë është gjithsej numri i sportistëve të kualifikuar, pesë në xhudo dhe një në boks, ndërsa tre të tjerë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe…

Sport

03/07/2024 17:13

Ekipi olimpik i Kosovës pritet që të përfaqësohet nga nëntë sportistë në lojërat olimpke 2024 që mbahen në Paris të Francës nga 26 korriku deri më 16 gusht.

Gjashtë është gjithsej numri i sportistëve të kualifikuar, pesë në xhudo dhe një në boks, ndërsa tre të tjerë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.

Distria Krasniqi e Nora Gjakova i prijnë listës pasuar nga tre xhudistët e tjerë Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Donjeta Sadiku do të përfaqësojë  Kosovën në boks e Gresa Bakraqi në atletikë.

Të fundit që i janë bashkangjitur listës janë Hana Beiqi dhe Adell Saboviq.

Prezantimi i ekipit do të bëhet më 15 korrik. /Lajmi.net/