Botuesi tregon për gjendjen e Kadaresë në momentet e fundit: Ishte gati i ngrirë
Botuesi i veprave të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka rrëfyer për momentet e fundit të jetës së shkrimtarit. Hudhri u shpreh se kishte qenë i njoftuar për gjendjen e tij, dhe se kur i shkoi pranë e gjeti të shtrirë. “Ishte moment dramatik kur më lajmëruan se duhej të vija se diçka kishte ndodhur. E…
Lajme
Botuesi i veprave të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka rrëfyer për momentet e fundit të jetës së shkrimtarit.
Hudhri u shpreh se kishte qenë i njoftuar për gjendjen e tij, dhe se kur i shkoi pranë e gjeti të shtrirë.
“Ishte moment dramatik kur më lajmëruan se duhej të vija se diçka kishte ndodhur. E pashë të shtrirë në korridor…e morëm, e hipëm në ambulancë, ishte në gjendje gati i ngrirë… Ishte një ambulancë e thjeshtë, pa një që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit dhe me zor çamë rrugën e Tiranës, ku ndonëse ulërinte sirena, njerëzit s’e hapnin rrugën”, deklaroi Hudhri, jashtë Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, pas homazheve te arkivoli i Kadaresë.
Hudhri tutje u shpreh se mobilizimi i mjekëve me të mbërritur në spital nuk po paralajmëronte diçka të mirë.
“…Mund të shihje mobilizimin e mjekëve, çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte, derisa heshti gjithçka”, tha drejtuesi i shtëpisë botuese, “Onufri”./Lajmi.net.