Hyrja e klinikës Infektive në QKUK shndërrohet në parking, bllokohet hyrja
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’a vështirësojnë jetën e njëri-tjetrit. Në pamundësi të funksionimit “normal”, këta të fundit vazhdojnë të parkohen vend e pavend në të shumtën e rasteve. Ngjashëm po ndodhë edhe në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku si shkak i parkimit në vende joadekuate shumëherë bllokohet e gjithë hyrja në klinika.…
Lajme
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’a vështirësojnë jetën e njëri-tjetrit.
Në pamundësi të funksionimit “normal”, këta të fundit vazhdojnë të parkohen vend e pavend në të shumtën e rasteve.
Ngjashëm po ndodhë edhe në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku si shkak i parkimit në vende joadekuate shumëherë bllokohet e gjithë hyrja në klinika.
Rasti i fundit shpreh qartë një situatë të tillë të krijuar në hapësirën e hyrjes së Klinikës Infektive në QKUK, transmeton lajmi.net.
Tollovit e shkaktuara gjatë mëngjeseve për shkak të rampës, mund të krijojnë një kaos të tillë për shkak të mos zgjerimit të parktingut, por nuk e arsyeton lënien e veturave në hapësirat ku duhet të futet ndihma e shpejtë. /Lajmi.net/