“Borxhi prej 107 mijë euro”, KRM “Uniteti” e dërgon te përmbaruesi Komunën e Vushtrrisë

Kompania regjionale KRM “Uniteti”, e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ka marrë masa ligjore ndaj Komunës së Vushtrrisë, pasi që këta të fundit nuk ua kanë paguar borxhin prej 107 mijë euro. Sipas njoftimit të kësaj kompanie thuhet se kanë pritur mbi gjashtë muaj që Komuna e Vushtrrisë t’ua paguaj…

Lajme

01/07/2024 16:05

Kompania regjionale KRM “Uniteti”, e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ka marrë masa ligjore ndaj Komunës së Vushtrrisë, pasi që këta të fundit nuk ua kanë paguar borxhin prej 107 mijë euro.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie thuhet se kanë pritur mbi gjashtë muaj që Komuna e Vushtrrisë t’ua paguaj borxhin mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje, transmeton lajmi.net.

Kësisoj kompania ka njoftuar se kanë marrë vendim që kjo çështje të dërgohet në procedurë përmbarimore.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM:

Pas shumë kërkesave drejtuar për pagesë të borgjit ndaj KRM “Uniteti”, Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje zyrtare.

Duke e pasur parasysh se borgji prej 107 mijë është i vitit 2023 dhe KRM “Uniteti” ka pritur mbi 6 muaj, sot kemi vendosur që ta dërgojmë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë.

Duke qenë njëra prej aksionarëve/pronarëve të kompanisë, Komuna e Vushtrrisë përveç që shërbimin e menaxhimin të mbeturinave nga 1 janar 2024 ia ka dhënë një kompanie tjetër pa asnjë paralajmërim zyrtar, veprimet e dëmshme ndaj KRM “Unitetit” i ka vazhduar edhe në muajt vijues duke mos e paguar borgjin, ndërsa në anën tjetër i ka dhënë qindra-mijëra subvencione kompanisë “Përparimi”.

Pra, të gjendur para kësaj situate jo të mirë, KRM “Uniteti” ka vendosur të marrë masa ligjore, duke e dërguar në procedurë përmbarimore Komunën e Vushtrrisë./Lajmi.net/