Qytetarët ankohen se mjeku popullor iu ka bërë vetëm dëme ndonëse u mori shumë para, ja çfarë thotë ai

I ashtuquajturi mjeku popullor, Mujë Haliti ka qenë emri i cili është përmendur dhjetëra herë nga qytetarët në adresën e lajmi.net të cilët e kanë akuzuar në vend se t’i shëroj siç iu kishte premtuar. Një qytetar ka treguar se ai e ka dërguar gruan e tij për kontroll pasi e ka parë në rrjete…

Lajme

27/06/2024 08:38

I ashtuquajturi mjeku popullor, Mujë Haliti ka qenë emri i cili është përmendur dhjetëra herë nga qytetarët në adresën e lajmi.net të cilët e kanë akuzuar në vend se t’i shëroj siç iu kishte premtuar.

Një qytetar ka treguar se ai e ka dërguar gruan e tij për kontroll pasi e ka parë në rrjete sociale, por ai nuk e ka ndihmuar aspak.

“Për dy minuta me dy teglla ja ka ba i murr 50 euro. Thojke 70 mijë veta i kam shëru kah 50 euro sa bëjnë. Nuk kish kontrolle se ai midis Prishtinës me punu për dy minuta me ti marr 50 euro kërkund s’ndodh kjo”, ka thënë ai deri sa ka treguar që gruaja e tij është operuar pas kësaj vizite.

Edhe një qytetar që ka ardhur nga diaspora ka treguar se pas vizitës te i njëjti person problemi i tij vetëm është shtuar.

“Mas asaj terapie që më ka bë jam kanë shumë keq. Më pyetke a po të dhemb aty a po të dhemb aty, normal se unë i tregova çfarë problemi kam. Do teglla me të zeza i kallke me diçka brenda mi ka qit në trup, e një masazh që s’u kanë për këtë punë. Vizita u kanë 50 euro, në 8 na ka shkru me shku deri në ora 2 kemi prit rend”, ka thënë ai.

Mjeku popullor Mujë Haliti ka thënë për lajmi.net se kjo metodë e tij është e sigurt dhe nuk mund të ketë dëme anësore, deri sa nuk i pranon akuzat drejt tij.

“Qe 39 vjet punoj, 40 i bëj në shtator s’kam pas kurrë njeri të dëmtuar. Munden me u dëmtu ata që nuk i përmbahen rregullat e terapive të tjera. Nëse vjen një person dhe thotë nuk kam pas shërim edhe ia kthej paret edhe njëherë punoj gratis”, ka thënë ai.

Lajmi.net do të vazhdoj të merret me këtë rast dhe të dëgjoj ankesat e qytetarëve.

Video: