Tri vetura janë djegur, e 30 persona po marrin ndihmë mjekësore – Banorët sqarojnë rastin

30 persona po marrin ndihmë mjekësore si pasojë e djegies së tri veturave mbrëmë gjatë natës në garazhdën e një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës. Banorët e kësaj ndërtese kanë treguar se disa prej tyre kanë pranuar edhe oksigjenoterapi pasi që kanë qenë në gjumë dhe tymi iu është futur në banesë. “Reagimi ka…

Lajme

26/06/2024 16:28

30 persona po marrin ndihmë mjekësore si pasojë e djegies së tri veturave mbrëmë gjatë natës në garazhdën e një ndërtese në lagjen Emshir të Prishtinës.

Banorët e kësaj ndërtese kanë treguar se disa prej tyre kanë pranuar edhe oksigjenoterapi pasi që kanë qenë në gjumë dhe tymi iu është futur në banesë.

“Reagimi ka qenë shumë i ngadaltë, nuk e kanë bë ndonjë alarm që ne me e dëgju edhe me dal jashtë, ballkonet janë mbush me tym, disave iu kanë dhënë edhe oksigjen”, ka thënë njëri nga banorët.

Një banore tjetër ka treguar që kur është zgjuar nga gjumi ka tentuar të dal jashtë por rruga nuk është parë nga tymi i madh i cili e ka kapluar korridorin.

“As nuk kena marrë kurrfarë alarmi as kurrfarë lajmërimi, mos me u pas qu nashta më kish mbyt tymi me dy fmi mrena”, ka thënë ajo.