Korsetet janë kthyer në trend, por rreziqet janë të mëdha – Flet kirurgu abdominal

“Lufta” që bëhet për tu dukur bukur sidomos nga gjeneratat e reja, është shumë e madhe e brenda saj paraqet edhe rrezik të madh. Korsetet janë kthyer momentalisht në një trend të vajzave të reja të cilat po i përdorin për të humbur peshë. Ato po shtrëngojnë barkun duke e eliminuar kështu edhe peshën dhe…

Lajme

26/06/2024 14:01

“Lufta” që bëhet për tu dukur bukur sidomos nga gjeneratat e reja, është shumë e madhe e brenda saj paraqet edhe rrezik të madh.

Korsetet janë kthyer momentalisht në një trend të vajzave të reja të cilat po i përdorin për të humbur peshë.

Ato po shtrëngojnë barkun duke e eliminuar kështu edhe peshën dhe kilogramët e tyre në këtë zonë të trupit.

Mjeku Ferat Sallahu, kirurg i përgjithshëm dhe abdominal ka thënë se këto korsete paraqesin rrezikshmëri të lartë.

“Përdorimi i korseteve në humbjen e peshave nga jashtë që po përdoret kohën e fundit paraqesin një rrezikshmëri, e cila kjo rrezikshmëri i dëmton disa nga organet në kryerjen e funksionit normal fiziologjik, konkretisht shembull kemi, zvogëlohet vëllimi i qarkullimit nëpër organe i gjakut, përshembull edhe në lukth edhe në mëlqi, do të thotë të gjitha i bëjnë presion nga jashtë për me u zvogëlu pesha mu pa nga jashtë që duket më bukur, ndërsa nga brenda disa funksione shkaktojnë rrezikshmëri për pacientin apo për personat në gjeneratë të re që janë. Në kuadër të aplikimit të korseteve të gjitha organet i nënshtrohen një presionit. i shkakton një iskeni ose mungesë e furnizimit të mjaftueshëm me gjak organin, në këtë rast është edhe mitra, në këtë rast është edhe pjesa e sistemit të zorrëve dhe të gjitha organet që janë ne hapësirën e abdomenit”, ka thënë Sallahu për lajmi.net. 

Video: