Kurti udhëton drejt Brukselit, pas më shumë se 9 muajsh takohet me Vuçiq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit, nga ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuciq. Gjatë ditës së djeshme Kurti ka deklaruar se në Bruksel do të udhëtojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet dialogu. Kryeministri tha se beson se përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe ai bilateral, por…

Lajme

26/06/2024 08:11

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit, nga ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Gjatë ditës së djeshme Kurti ka deklaruar se në Bruksel do të udhëtojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet dialogu.

Kryeministri tha se beson se përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe ai bilateral, por edhe ai trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të procesit trevjeçar të dialogut në të cilin Kurti tha se merr pjesë vet ai si kryeministër.

“Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”,tha ai.

Gjithashtu i pari i Qeverisë ka përmendur edhe shkeljet që Serbia ia ka bërë Marrëveshjes Bazike dhe Ankesit të Ohrit.

“Kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike dhe prej aty na vijnë të gjitha problemet. Pra, nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë”, shtoi Kurti./Lajmi.net/