Tifozët shqiptarë grisin dhe djegin flamurin serb para ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dyseldorf këtë të hënë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Dy tifozë shqiptarë kanë grisur dhe djegur flamurin serb në një prej zonave ku janë mbledhur shqiptarët, për të mbështetur skuadrën e zemrës,TopChannel. Mbi 20 mijë tifozë pritet të mbështesin Kombëtaren në stadiumin e Dyseldorfit në ndeshjen e fundit brenda ‘grupit të vdekjes’, pas…

Lajme

24/06/2024 13:47

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dyseldorf këtë të hënë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Dy tifozë shqiptarë kanë grisur dhe djegur flamurin serb në një prej zonave ku janë mbledhur shqiptarët, për të mbështetur skuadrën e zemrës,TopChannel.

Mbi 20 mijë tifozë pritet të mbështesin Kombëtaren në stadiumin e Dyseldorfit në ndeshjen e fundit brenda ‘grupit të vdekjes’, pas përballjes fillimisht me Italinë dhe Kroacinë.