KEDS-i: Kushtet atmosferike kanë bërë që disa lartëpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar sot se për shkak të kushteve të rënda atmosferike, qytetarët mund të kenë mungesë të energjisë elektrike. KEDS ka njoftuar se reshjet e paralajmëruara të shiut kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet. Sipas KEDS-it, rrebeshet…

Lajme

23/06/2024 20:19

Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar sot se për shkak të kushteve të rënda atmosferike, qytetarët mund të kenë mungesë të energjisë elektrike.

KEDS ka njoftuar se reshjet e paralajmëruara të shiut kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

Sipas KEDS-it, rrebeshet e shiut kanë bërë që disa lartëpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

“Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra e shkarkime atmosferike, vende-vende edhe me breshër 🌨️, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.
Aktualisht, rajoni më i prekur është Prishtina, Peja, Prizreni dhe Ferizaj. Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. 
Postimi i plotë: