Mblidhen sot dy komisione të Kuvendit
Sipas agjendës së Kuvendit janë paraparë mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. Komisioni Hetimor Parlamentar mblidhet për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Në rend dite është përzgjedhja e ekspertëve. Ndërkaq komisioni për Administratë…
Lajme
Sipas agjendës së Kuvendit janë paraparë mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.
Komisioni Hetimor Parlamentar mblidhet për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Në rend dite është përzgjedhja e ekspertëve.
Ndërkaq komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publik.