Operacion policor në Prishtinë e Pejë kundër fajdeve: Deri tani 3 të arrestuar

Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet, njofton policia. Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të…

Lajme

20/06/2024 21:41

Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet, njofton policia.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve, njofton tutje policia.

Njoftimi nga Policia:

Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde

Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

Policia e Kosovës, do t’u mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet.