Rama i gëzohet barazimit: Kjo quhet krenari
“Kjo quhet krenari”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke komentuar ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Kroacinë të vlefshme për EURO2024 e cila përfundoi me barazim 2-2. Rama vlerësoi se përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e…
Lajme
“Kjo quhet krenari”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke komentuar ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Kroacinë të vlefshme për EURO2024 e cila përfundoi me barazim 2-2.
Rama vlerësoi se përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Evropiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.
“Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, tha Rama.
“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Evropiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm. Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, ka shkaur Rama në rrjetet sociale.