UEFA e gjobit rëndë FSHF-në, kjo e fundit ka një kërkesë për tifozët shqiptarë në Euro 2024
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur ta gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 37,375 eurosh. Kjo gjobë vjen si pasojë e incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes me Italinë në raundin e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024 kundër Italisë, raporton KosovaPress. Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar…
Sport
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur ta gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 37,375 eurosh.
Kjo gjobë vjen si pasojë e incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes me Italinë në raundin e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024 kundër Italisë, raporton KosovaPress.
Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.
Me këtë rast, FSHF ka një kërkesë për tifozët shqiptarë në Euro 2024.
“Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj)”, shkruante ndër të tjera në komunikatën e FSHF-së.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
1.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.2.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.3.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.4.Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.5.Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.