Kisha në Llapushnik aspak pengesë për myslimanët aty: Rëndësi ka që jemi shqiptar

Fshati Llapushnik i komunës së Drenasit njihet për tolerancën fetare në mes të fshatarëve të këtij vendi. Përveç xhamisë, aty ndodhet edhe një kishë që shërben për të kryer ritet fetare të besimtarëve katolik të këtij fshati. Një qytetar i këtij fshati për lajmi.net ka thënë se nuk e kanë aspak problem kishën aty, si…

Lajme

18/06/2024 17:39

Fshati Llapushnik i komunës së Drenasit njihet për tolerancën fetare në mes të fshatarëve të këtij vendi.

Përveç xhamisë, aty ndodhet edhe një kishë që shërben për të kryer ritet fetare të besimtarëve katolik të këtij fshati.

Një qytetar i këtij fshati për lajmi.net ka thënë se nuk e kanë aspak problem kishën aty, si dhe ka treguar se kanë raporte shumë të mira mes vete.

“Rëndësi ka që jemi shqiptar, edhe dy le t’i marojnë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se me qytetarët që janë konvertuar në katolik kalojnë shumë mirë dhe i festojnë e i urojnë festat e njëri tjetrit.

Video: