Xhavit Haliti rrëfen ngjarje të rënda nga lufta e UÇK-së – Flet edhe për nënshkrimin e deklaratës së Pavarësisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Në një intervistë për lajmi.net ai ka rrëfyer momentet më të vështira nga lufta e pastër e UÇK-së. “Më ka ardhur një dezinformatë, më thanë…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka marrë pjesë në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në një intervistë për lajmi.net ai ka rrëfyer momentet më të vështira nga lufta e pastër e UÇK-së.
“Më ka ardhur një dezinformatë, më thanë që Hashim Thaçi është vra, kjo ka qenë për mue një goditje në shpirt deri sa më ka thirr pas një shqetësimi për 4-5 orësh”, ka thënë Haliti.
Ai ka treguar edhe për emocionet e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa flet edhe për sfidat me të cilat përballet Kosova sot.
“Kosovën pas 25 vitesh e shoh me shumë suksese, por duhet të punojmë më shumë në ekonomi”, ka shkruar Haliti.
Video: