Fëmijët e tij duan ta lëshojnë Kosovën për jetë më të mirë, i moshuari nuk e dëshiron vendimin e fëmijëve
Që nga koha e luftës e deri më tani, sipas statistikave vendin e kanë lëshuar 570 mijë qytetarë të Kosovës. Kjo ka ardhur si pasojë e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, por edhe gjendja jo e mirë ekonomike që ka kapluar vendin pas luftës. Kosova pas çlirimit u ballafaqua me probleme të mëdha…
Lajme
Që nga koha e luftës e deri më tani, sipas statistikave vendin e kanë lëshuar 570 mijë qytetarë të Kosovës.
Kjo ka ardhur si pasojë e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, por edhe gjendja jo e mirë ekonomike që ka kapluar vendin pas luftës. Kosova pas çlirimit u ballafaqua me probleme të mëdha ekonomike, pagat asokohe ishin të ulët që vështirë të sigurohej jetesa.
Plot 25 vjet kanë kaluar që nga lufta, dhe vendi ende përballet me probleme ekonomike dhe sociale, duke shtyrë të rinjtë të marrin rrugën për në vendet perëndimore për të siguruar një jetë më të mirë.
Një qytetar i vendit, për lajmi.net, ka rrëfyer se ai sheh potencial brenda Kosovës, dhe ka thënë se nuk ka dëshirë t’i shohë djemtë e tij të marrin rrugën e mërgimit. Vetëm viteve të fundit, besohet se vendin e kanë lëshuar 100 mijë qytetarë për në shtetet perëndimore, shumica prej tyre të pajisur me viza të punës.
Një nga shkaqet se përse Kosova përballet me probleme ekonomike janë edhe problemet dhe tensionet e vazhdueshme me Serbinë, që ende nuk e njeh Kosovës shtet dhe minon që venti të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
Pagat në Kosovë, që nga viti 2024 janë më të ulëtat në rajon, në krahasim me shtetet e tjera Ballkanike. /Lajmi.net/