8 vjeçarja vdiq pasi u godit me veturë, vozitësja nuk mbajti asnjë ditë burg – Publikohen pamje dramatike nga rasti

Muaj më parë një 8 vjeçare është goditur me veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Ndonëse vozitësja kishte kaluar shpejtësinë e lejuar të vozitjes në atë rrugë, ajo nuk mbajti asnjë ditë burg. Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka biseduar me babin dhe gjyshin e viktimës të cilët…

Lajme

28/05/2024 19:30

Muaj më parë një 8 vjeçare është goditur me veturë në rrugën Prishtinë-Pejë, e cila nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Ndonëse vozitësja kishte kaluar shpejtësinë e lejuar të vozitjes në atë rrugë, ajo nuk mbajti asnjë ditë burg.

Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka biseduar me babin dhe gjyshin e viktimës të cilët janë të zhgënjyer me dënimin që ka marrë vozitësja.

“E kanë konsideru si një pulë me na myt, as falje nuk na ka kërku. Nuk ja kam fal as nuk ja fali kurrë për këtë dynje”, ka thënë gjyshi i 8 vjeçares.

Babai i 8 vjeçares tha se ajo asnjëherë nuk ka kërkuar falje por me gjakftohtësi tha para Gjykatës se nuk ndihet fajtore.

Ai ka treguar se vajza e tij pas goditjes për shkak të shpejtësisë është rrokullisur për 50 metra tutje.

Video: