Gjermania publikon listën e lojtarëve për Euro 2024, Nagelsmann habit me zgjedhjet e tij
Gjermania e ka publikuar listën e skuadrës për Kampionatin Evropian Euro 2024, në të cilën vërehet mungesa e katër yjeve të Borussia Dortmundit, duke përfshirë këtu Mats Hummels, si dhe Serge Gnabryn e Bayern Munichut. Trajneri Julian Nagelsmann është njeriu prapa këtyre vendimeve, dhe ka lënë jashtë disa lojtarë të Dortmundit të cilët e kanë…
Sport
Gjermania e ka publikuar listën e skuadrës për Kampionatin Evropian Euro 2024, në të cilën vërehet mungesa e katër yjeve të Borussia Dortmundit, duke përfshirë këtu Mats Hummels, si dhe Serge Gnabryn e Bayern Munichut.
Trajneri Julian Nagelsmann është njeriu prapa këtyre vendimeve, dhe ka lënë jashtë disa lojtarë të Dortmundit të cilët e kanë ndihmuar klubin të arrijë finalen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Përveç Hummels, në grumbullim mungojnë bashkëlojtarët e tij te Dortmundi si Julian Brandt, Niklas Sule dhe Karim Adeyemi. Ylli i Bayernit, Gnabry gjithashtu mungon në listë për shkak të problemeve me lëndime.
Pjesë e listës janë talentët e shquar si Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, si dhe i rikthyeri nga pensionimi, veterani Toni Kroos.
Po ashtu, të grumbulluar janë edhe emra të njohur si Leroy Sane, Manuel Neuer, Kai Havertz e Ter Stegen.
Më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve të Gjermanisë për Euro 2024.
Portierët: Oliver Baumann, Manuel Neuer, Alexander Nubel, Marc-Andre ter Stegen
Mbrojtësit: Waldemar Anton, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah
Mesfushorët: Robert Andrich, Chris Fuhrich, Pascal Groß, Ilkay Gundogan, Toni Kroos, Jamal Musiala, Aleksandar Pavlovic, Leroy Sane, Florian Wirtz
Sulmuesit: Maximilian Beier, Niclas Fullkrug, Kai Havertz, Thomas Muller, Deniz Undav