Burrat nga Bellanica mblidhen për ti mbrojtur tokat: Kemi me vdek për to
Burrat e fshatit Bellanicë të komunës së Malishevës tash e një kohë po përballen me gjykata, e krejt kjo për shkak të disa tokave. Tokat të cilat po pretendojnë të jenë të tyre, janë privatizuar pasi janë shitur nga AKM si prona shtetërore. 40 burra të fshatit Bellanicë janë mbledhur bashkë për të gjetur një…
Lajme
Burrat e fshatit Bellanicë të komunës së Malishevës tash e një kohë po përballen me gjykata, e krejt kjo për shkak të disa tokave.
Tokat të cilat po pretendojnë të jenë të tyre, janë privatizuar pasi janë shitur nga AKM si prona shtetërore.
40 burra të fshatit Bellanicë janë mbledhur bashkë për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj.
“Kemi me vdek për to”, ka thënë një nga burrat e këtij fshati.
Ata në kamerën e lajmi.net janë parë shumë të nervozuar deri kanë tentuar të mbrojnë tokat që thonë se i kanë blerë baballarët e gjyshërit e tyre.
Një nga banorët ka thënë se nëse Kosova do të hyj në Këshillin e Evropës, ata do të dërgojnë lëndën deri në Gjykatën më të lartë. /Lajmi.net/
Video: