Autoshkolla në Prishtinë iu mundëson kandidatëve të mësojnë vozitjen me veturë në vlerë prej 100 mijë eurove
Autoshkolla “Qendra” në Prishtinë është siguruar që kandidatët e saj të kenë mundësinë të marrin patentë shoferin me një veturë super luksoze. “BMW I8” është vetura në vlerë prej 100 mijë eurove me të cilën mund të zgjedhin kandidatët të mësojnë vozitjen. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri deri sa ka pasur mundësinë edhe ta vozit…
Lajme
Autoshkolla “Qendra” në Prishtinë është siguruar që kandidatët e saj të kenë mundësinë të marrin patentë shoferin me një veturë super luksoze.
“BMW I8” është vetura në vlerë prej 100 mijë eurove me të cilën mund të zgjedhin kandidatët të mësojnë vozitjen.
Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri deri sa ka pasur mundësinë edhe ta vozit këtë veturë ka biseduar me instruktorin në lidhje me përparësitë që ka.
“Kjo veturë është më e sigurt dhe me e lehtë për tu vozitur”, ka thënë ai.
Në këtë autoshkollë ka edhe vetura të tjera luksoze, siç është një e tipit “Range Rover”. /Lajmi.net/
Video: