Rrëfimi ekskluziv i vëllait të policit që u plagos në Klinë: Hajnat i hynë priftit në shtëpi, ai u përball me ta

Në orët e mbrëmjes në fshatin Zllakuqan të Klinës, u raportua se ka pasur të shtëna me armë në shtëpinë e priftit. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar të marrë rrëfimet e banorëve dhe dëshmitarëve të ngjarjes. Miftari tenton të kontaktojë priftin, por ai nuk ka qenë i qasshëm për të. Më tej ai…

Lajme

09/05/2024 18:35

Në orët e mbrëmjes në fshatin Zllakuqan të Klinës, u raportua se ka pasur të shtëna me armë në shtëpinë e priftit.

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka shkuar të marrë rrëfimet e banorëve dhe dëshmitarëve të ngjarjes.

Miftari tenton të kontaktojë priftin, por ai nuk ka qenë i qasshëm për të. Më tej ai ka marrë rrëfimin e vëllait të policit, i cili rrëfeu ngjarjen se si ka ndodhur.

“Po si thotë ky, ata e dinë më mire, e kanë lajmëruar që janë futur, këta kanë qenë patrullë e policisë dhe kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe i kanë ndjerë disa goma duke lëvizur, kur i kanë pare të dalin, ai ju ka vënë dritën, dhe pastaj kanë krisur të shtënat me armë”-ka rrëfyer vëllai i policit të plagosur. /Lajmi.net/

Video: