​KSHZ njofton se sa qytetarë kanë votuar deri në ora 09:00 në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë, përcjell TV21. Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e…

Lajme

08/05/2024 10:49

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë, përcjell TV21.

Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Bogovinë.

“Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.