Sulmohet punëtori i një kafiterie në Dardani

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kafiterie në lagjen “Dardania” në Prishtinë është sulmuar mëngjesin e së dielës. Sipas njoftimit në raportin 24 orësh bëhet e ditur se Policia ka bërë arrestimin e sulmuesit të dyshuar, shkruan Lajmi.net I njëjti më pas është dërguar në mbajtje, sipas policisë. “Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22.…

Lajme

06/05/2024 09:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kafiterie në lagjen “Dardania” në Prishtinë është sulmuar mëngjesin e së dielës.

Sipas njoftimit në raportin 24 orësh bëhet e ditur se Policia ka bërë arrestimin e sulmuesit të dyshuar, shkruan Lajmi.net

I njëjti më pas është dërguar në mbajtje, sipas policisë.

“Dardani, Prishtinë 05.05.2024-11:22. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.