Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll. Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante. Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit. Llapi që po lufton për titull e kampionit, e pret Feronikelin 74. Drita e cila mban vendin e tretë…

Sport

05/05/2024 12:16

Sot do të luhet ndeshjes e javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Janë paraparë të zhvillohen pesë ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Llapi që po lufton për titull e kampionit, e pret Feronikelin 74.

Drita e cila mban vendin e tretë në tabelë, do të luaj në shtëpi ndaj Fushë Kosovës.

Malisheva do të ketë punë me Gjilanin, derisa Liria është nikoqire e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.