Lladrovci vlerëson lartë Ali Ahmetin: Vëlla të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, ku më fillim të fjalisë ai i është referuat me shprehjen “vëlla” Ndër të tjera Lladrovci ka thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”, shkruan Lajmi.net Po ashtu ai ka thënë se nuk…

Lajme

05/05/2024 11:18

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, ku më fillim të fjalisë ai i është referuat me shprehjen “vëlla”

Ndër të tjera Lladrovci ka thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori”, shkruan Lajmi.net

Po ashtu ai ka thënë se nuk e tejkalon askush Ahmetin si kontribues në historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut

Postimi i plotë:

Vëlla Ali,

Mos u çudit që disa personazhe të jetës tonë politike, duan ta ndërtojnë me fjalë, pas mejdanit, mungesën e pariparueshme të atdhetarizmit.

Ti je kontribues i madh dhe i patejkalueshëm për historinë e re të Kosovës, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut. Andaj, fjalamanët nuk mund ta mjegullojnë të kaluarën tuaj të shkëlqyer, as rrolin tuaj historik në proceset historike të shqiptarëve për liri.

Sot, nga Tropoja e Bajram Currit e Tahir Sinanit, ju uroj suksese e shëndet, ashtu sikur të gjithë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve që i duan shqiptarët brenda vlerave euro-atlantike!

Të ndërtosh histori, ka dallim të madh nga ata që flasin për histori!/Lajmi.net/