Arrestohet “Valmir Bossi” i Tik Tok-ut: Dyshohet për abuzim seksual me një fëmijë

Një i ri nga Klina ka publikuar në rrjetin social Tik Tok një video të një të mituri deri sa e zhvesh dhe abuzon seksualisht me të. Kjo video ka ngjall reagime të shumta nga ndjekësit e të ashtuquajturit në rrjete sociale, “Valmir Bossi”. Pasi videoja është bërë virale, ka reaguar Policia e Kosovës e…

Lajme

30/04/2024 16:27

Një i ri nga Klina ka publikuar në rrjetin social Tik Tok një video të një të mituri deri sa e zhvesh dhe abuzon seksualisht me të.

Kjo video ka ngjall reagime të shumta nga ndjekësit e të ashtuquajturit në rrjete sociale, “Valmir Bossi”.

Pasi videoja është bërë virale, ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka arrestuar të dyshuarin.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.