Në një spektakël ajror, Stoltenberg sheh nga afër punën e pilotëve të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë të ushtrisë gjermane, shkruan Express. Përgjatë këtij fluturimi, Stoltenberg ka parë nga afër momentin kur një aeroplan gjerman furnizon me karburant një aeroplan suedez, përmes një demonstrimi spektakular të punës së përbashkët të…

Bota

26/04/2024 15:26

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë të ushtrisë gjermane, shkruan Express.

Përgjatë këtij fluturimi, Stoltenberg ka parë nga afër momentin kur një aeroplan gjerman furnizon me karburant një aeroplan suedez, përmes një demonstrimi spektakular të punës së përbashkët të aleatëve të NATO-s.

Në video janë parë edhe avionë luftarakë suedez, të cilët, që nga anëtarësimi në NATO kryejnë patrullime me vendet e tjera aleate në shtetet Baltike. /Lajmi.net/