I tha se ka fituar dhuratë 1000 euro, qytetari tregon si tentuan ta mashtrojnë përmes rrjeteve sociale

Një qytetar ka adresuar një mashtrim që kanë tentuar t’ia bëjnë përmes rrjeteve sociale, duke pretenduar se ka fituar 1000 euro. Ai tha se përmes rrjetit social Instagram, një person i njohur për të e ka kontaktuar duke i thënë se i ka fituar 1000 euro dhe i kanë kërkuar llogarinë bankare. Pasi që vazhdimisht…

Lajme

24/04/2024 19:24

Një qytetar ka adresuar një mashtrim që kanë tentuar t’ia bëjnë përmes rrjeteve sociale, duke pretenduar se ka fituar 1000 euro.

Ai tha se përmes rrjetit social Instagram, një person i njohur për të e ka kontaktuar duke i thënë se i ka fituar 1000 euro dhe i kanë kërkuar llogarinë bankare.

Pasi që vazhdimisht ka refuzuar t’ia tregoj llogarinë e bankës ai e ka vizituar personin edhe në lokal, i cili sipas tij po sa e ka parë atë është larguar nga lokali.

“Kam shku një ditë në lokal pa lajmërim, ka qenë ai me vëllezërit e vet, ka dal vëllau i tij edhe ai pretendojke se ju ka haku llogaria edhe dikush në emër të tij po i bën këto mashtrime”, ka thënë ai.

Ky qytetar i ka treguar gazetarit Oqean Dermaku, se nga ai moment nuk ka marrë mesazhe të tilla asnjëherë nga i njëjti person e i cili mendon edhe se është frikësuar.

Video: