​Hashim Thaçi mbush 56 vjet

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Ky është viti i katër që ai feston larg familjes, pasi ai gjendet në Hagë ku po akuzohet me pretendimin për krime lufte nga Gjykata Speciale. Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i…

Lajme

24/04/2024 08:16

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Ky është viti i katër që ai feston larg familjes, pasi ai gjendet në Hagë ku po akuzohet me pretendimin për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i qeverisë së përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.