Vasfije Krasniqi-Goodman: Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë

“Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë”- kështu shkroi Vasfije Krasniqi-Goodman për seancën e djeshme të Këshillit të Sigurisë në OKB. Goodman në një status në “Facebook”, shkroi për situatën e djeshme në KS të OKB-së, e cila tha se pa këmbënguljen e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani nuk do…

Lajme

23/04/2024 08:37

“Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë”- kështu shkroi Vasfije Krasniqi-Goodman për seancën e djeshme të Këshillit të Sigurisë në OKB.

Goodman në një status në “Facebook”, shkroi për situatën e djeshme në KS të OKB-së, e cila tha se pa këmbënguljen e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani nuk do të ishte e mundur pjesëmarrja e tyre.

“Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë.

Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve.

Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë”.

Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim.

Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë.”