Shumë zhurmë e përplasje u panë sot në protestën e studentëve për largimin e profesorit Xhevat Krasniqi

Profesori i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi po akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual. Protesta të vazhdueshme janë duke u mbajtur nga disa studentë. Sot deri sa profesori Krasniqi po përballej me Këshillin e Etikës të UP-së, dhjetëra studentë kishin bllokuar daljen e tij. “M’ke than kam me të ba…

Lajme

22/04/2024 19:21

Profesori i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi po akuzohet nga 27 studente për ngacmim seksual.

Protesta të vazhdueshme janë duke u mbajtur nga disa studentë.

Sot deri sa profesori Krasniqi po përballej me Këshillin e Etikës të UP-së, dhjetëra studentë kishin bllokuar daljen e tij.

“M’ke than kam me të ba masazh”, “Pse të kanë largu prej fakulteteve të tjera”, e pyetje të tjera iu drejtuan sot profesorit Krasniqi.

Gjatë gjithë kohës sa studentët shtronin pyetje dhe akuza drejt tij, Xhevat Krasniqi zgjodhi të hesht.

Video: