PSD-ja vendosin plumb si shenjë simbolike për vrasjen e dy grave brenda katër ditëve, kanë disa fjalë për Qeverin

Partia Social Demokrate, sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë për vrasjet e fundit në vend. Kjo parti, me këtë aksion, kanë treguar shqetësimin e tyre për rritjen e rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave në vend. Aksioni u zhvillua para ndërtesës së Qeverisë, ku aktivistët kritikuan Kurtin dhe qeverinë e tij për dështimin…

Lajme

16/04/2024 14:22

Partia Social Demokrate, sot ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë për vrasjet e fundit në vend.

Kjo parti, me këtë aksion, kanë treguar shqetësimin e tyre për rritjen e rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave në vend.

Aksioni u zhvillua para ndërtesës së Qeverisë, ku aktivistët kritikuan Kurtin dhe qeverinë e tij për dështimin në parandalimin dhe ndaljen e këtyre rasteve.

Në fund, aktivistja vendosi një plumb para hyrjes së ndërtesës së qeverisë, si simbol i ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur sot dhe ditëve të fundit në vend. /Lajmi.net/

Video: