Rreziku nga shpërthimi i një lufte globale, flet eksperti i sigurisë
Sulmi ndaj Izraelit nga Irani tronditi gjithë botën, dhe kjo erdhi si përgjigje e Iranit që Izraeli bëri sulmin në Ambasadën e Iranit në Damask të Sirisë, ku mbetën të vrarë komandantë ttë lartë të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC). Për këtë, gazetari i lajmi.net, ka intervistuar ekspertin e sigurisë, ku tha se rreziku për një…
Bota
Sulmi ndaj Izraelit nga Irani tronditi gjithë botën, dhe kjo erdhi si përgjigje e Iranit që Izraeli bëri sulmin në Ambasadën e Iranit në Damask të Sirisë, ku mbetën të vrarë komandantë ttë lartë të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).
Për këtë, gazetari i lajmi.net, ka intervistuar ekspertin e sigurisë, ku tha se rreziku për një luftë të përmasave globale është i lartë.
“E kam përcjellur me orë të tëra këtë krizë të fundit, që ju po e quani, e kam përcjellur, nga analistë me renome që janë në rruzullin tokësor. Dhe sa i përket ne, Kosovës, ne të gjithë po shpresojmë, por po mbështetemi në deklaratën e Presidentit Biden, kur tha se “Nuk do ta keni mbështetjen time, nëse Izraeli sulmon Iranin”- ka thenë eskperti i sigurisë.
Ekperti tha se kjo krizë është e madhe, dhe përpjekjet e SHBA-ve, për deeskalimin e situatës në Lindje të Mesme janë të larta.
Në mbrojtjen e Izraelit nga sulmi me dronë dhe raketa nga Irani, i erdhën ndihmë SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Jordania, të cilët shkatërruan një pjesë të dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani.
Në mbështetje të shpërndarjes së intelegjencës, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, kanë qenë edhe Arabia Saudie me Emiratet e Bashkuara Arabe. /Lajmi.net/
Video e plotë: