U panë autoblinda serbe afër Bujanocit, eksperti i sigurisë tregon se a mund të ketë tensione

Autoblinda serbe u panë para pak ditësh afër Bujanocit, e kjo ka sjellë frikë dhe panik tek qytetarët e Kosovës. Në një intervistë për lajmi.net, eksperti i sigurisë Arben Dashevci ka treguar se a mund të jetë kjo një shenjë për luftë. Ai ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për luftë frontale mes…

Lajme

15/04/2024 18:11

Autoblinda serbe u panë para pak ditësh afër Bujanocit, e kjo ka sjellë frikë dhe panik tek qytetarët e Kosovës.

Në një intervistë për lajmi.net, eksperti i sigurisë Arben Dashevci ka treguar se a mund të jetë kjo një shenjë për luftë.

Ai ka thënë se kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për luftë frontale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo nuk paraqet ndonjë rrezik për luftë frontale mes Kosovës dhe Serbisë në asnjë formë dhe asnjë mënyrë, sepse ata do të përballeshin direkt me aleancën më të fuqishme në planet, NATO-n, sepse NATO kujdeset për paqen e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim të vetëm.

Ai ka thënë se këto autoblinda janë të vendosura në territorin serb dhe janë vendosur vetëm për qëllime propagandistike.

Video: