A po e rrezikojnë punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë, jetën e fëmijëve afër shkollës

Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka disa vite që janë duke u punuar me hapa të ngadalshëm. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar ta shohë vetë procesin e punimeve të rrugës. Gjatë punimeve është hasur një gropë e madhe, që pas përfundimit ka qëllim të bëhet nënkalim. Por, siguria në këtë pjesë është e ulët,…

Lajme

13/04/2024 17:17

Punimet në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka disa vite që janë duke u punuar me hapa të ngadalshëm.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka shkuar ta shohë vetë procesin e punimeve të rrugës.

Gjatë punimeve është hasur një gropë e madhe, që pas përfundimit ka qëllim të bëhet nënkalim. Por, siguria në këtë pjesë është e ulët, që mos të themi nuk ka siguri fare.

Prindërit ankohen se aty afër është shkolla, që fëmijët e tyre luajnë dhe detyrohen të kalojnë rrugën po në atë gropë. Shqetësimi i tyre i madh i ka ngritur në alarm që institucionet të veprojnë për të sigurar vendin e punimeve, pasi jeta e fëmijëve të tyre është në rrezik. /Lajmi.net/

Video: